Jovanoviq thotë se u pyet nga policia serbe pse bashkëpunon me Qeverinë e Kosovës e s’bëhesh pjesë e Listës Serbe

Stërgjan Jovanoviq, i cili dje ishte ndaluar nga pjesëtarë të policisë serbe ka thënë se edhe sot, kur ka dashur ta kalojë pikën kufitare, pyetjet kaëe qenë të njëjta.

“Pse jeni pjesë e Qeverisë së Kosovë, pse bashkëpunoni me ta përse nuk bëheni pjesë e Listës Serbe”, raporton KTV.

Ndërsa Sllobodan Petroviq ka kërkuar që të ndalen këto, siç i ka quajtur ai, tortura ndaj pjesëtarëve të SLS. Ai ka thënë se me këto veprime nuk i frikësojnë ata.

Kujtojmë se dje në Dheun e Bardhë, është ndaluar këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, Stërgjan Jovanoviq.