Edward P. Joseph, profesor i “Johns Hopkins University” në Uashington ka komentuar bisedën telefonike që presidentja e Kosovës Vjosa Osmani e pati me ndihmës sekretarin amerikan O’Brien.
Ai ka thënë se Osmani dhe O’Brien dërguan sinjale të forta për pajtushmëri Kosovë-SHBA në çështje kyçe.
Rrjedhimisht, ai thotë se është koha që Osmani të ftohet për vizitë në Shtëpinë e Bardhë.
“Pas bisedës telefonike, O’Brien dhe Osmani dërgojnë sinjale të forta për pajtueshmëri SHBA-Kosovë në çështje kyçe. Në një moment kyç të marrëdhënies, është koha që presidentes Osmani t’i ofrohet një vizitë në Zyrën Ovale”, ka shkruar ai në platformën “X”, të hënën.
Following their call, O'Brien and Osmani each send strong signal of US-Kosovo alignment on key issues. At a pivotal moment in the relationship, it's time to put an Oval Office visit for President Osmani on the table. @POTUS #Kosovo https://t.co/DNGrv6QLoq
— Edward P. Joseph (@edwardpjoseph) April 1, 2024
VIDEO BONUS:







