Jordania

Jordania shpall gjendjen e jashtëzakonshme, përgatit mbrojtjen ajrore për të kapur dronët iranianë

Jordania shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mes të sulmeve me dronë të Iranit ndaj Izraelit, raportoi Reuters, duke cituar mediat shtetërore.

Dy burime rajonale të sigurisë i thanë Reuters më parë se mbrojtja ajrore e vendit është e përgatitur për të kapur dhe rrëzuar çdo dron iranian që hyn në hapësirën e tij ajrore, transmeton Ballkani.info.

Burimet thanë se ushtria e Jordanisë është gjithashtu në gatishmëri të lartë dhe sistemet e saj të radarëve po monitorojnë aktivitetin e dronëve./Ballkani.info