Jonida Maliqi po përndiqet dhe jo fizikisht siç zakonisht u ndodh personazheve të famshëm, por virtualisht.

Më e keqja e së gjithës është se vajza në fjalë është një mike e fëmijërisë së Jonidës, me të cilën shoqëria ka marrë fund. “Zot, më mbro nga miqtë se nga armiqtë mbrohem vetë”, duket se është një shprehje që përshkruan fiks këtë situatë.

Pas çdo gjëje që bën Jonida, fshihet një koment negativ i saj.

Komentoi veshjen e Jonidës si juri në Këngën Magjike. “Fustani im i ardhshëm për Halloween”, dhe zbuloi çmimin e tij.

Kur Olti Curri dha lajmin: “Jonida Maliqi nuk do të jetë më pjesë e jurisë së ADC-së? Çfarë do të ndodhë në episodin e sotëm?”, sërish vajza në fjalë la komentin e saj.

“Përveç teje që paske qenë keq për të kujt po i plas…”

“Juve shoqërisë së ngushtë”, ia ktheu Olti Curri.

Dhe ajo vazhdoi si më poshtë replikat me komentuesit që mbronin Jonidën.

Së fundmi e ka akuzuar Jonidën se nuk ka paguar lekët e një çante, ku e vërteta qëndron ndryshe. Sulmi i radhës u bazua në një intervistë të Jonidës që thoshte se nuk i preferonte çantat e vogla, ato që janë në modë. As ndaj një pëlqimi krejt personal, shoqja e fëmijërisë nuk u kursye.