Johny Depp padit ish-gruan, i kërkon 50 milionë dollarë dëmshpërblim

Johnny Depp e ka paditur ish-gruan e tij.

Johnny Depp ka ngritur padi kundër ish-gruas së tij, Amber Heard dhe kërkon dëmshpërblim prej 50 milionë dollarësh (44 milionë euro) për shpifje.

Dyshja rrugët i ndanë në vitin 2016 dhe aktorja kishte akuzuar ish-burrin për dhunë në familje.

Nëpërmjet një shkrimi, aktorja pohonte se ka qenë viktime e abuzimit familjar duke iu referuara aktorit, edhe pse emri i Depp nuk është përmendur specifikisht.

“Depp nuk abuzoi kurrë me Heard. Pretendimet e saj kundër tij ishin të rreme kur ato u bënë publike në vitin 2016. Ata ishin pjesë e një mashtrimi të përpunuar për të gjeneruar publicitet pozitiv ndaj Heard dhe për të zhvilluar karrierën e saj”, deklaron Depp i cili i kërkon 50 milionë dollarësh (44 milionë euro) dëmshpërblim për shpifje.