Johnson: Vendimi i Chelseat e Cityt, nëse konfirmohet, është i duhuri

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson, ka përshëndetur lajmin se Manchester City e Chelsea, kanë vendosur të tërhiqen nga Superliga Evropiane.

“Vendimi i Chelseat dhe Manchester Cityt – nëse konfirmohet – është absolutisht i duhuri dhe është për t’u lavdëruar. Shpresoj se klubet tjera të përfshira në Superligën Evropiane do ta ndjekin të njëjtën rrugë”, ka shkruar Johnson në Twitter.