Johnson sanksionon grupin famëkeq të Putinit ‘Wagner”

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, ka njoftuar se qeveria e tij do të vendos sanksione ndaj grupit paramilitar ‘Wagner’, që shihet edhe si ushtria private e presidentit rus, Vladimir Putin, shkruan The Guardian.

Duke folur para gazetarëve në Bruksel, ai tha: “Ne duhet ta rrisim mbështetjen tonë, ne duhet ta shtrengojm rrethin ekonomik të Putin, duke sanksionuar më shumë njerëz ashtu siq po bëjm, duke sanksionuar grupin ‘Wagner’’.

Pas arritjes në Bruksel ku do të marr pjesë në Samitin e NATO-s, Johnson u shpreh: “Vladimir Putin është i vendosur që të dyfishoj rrugën e tij të dhunës dhe agresionit, është apsolutisht brutale mënyra se si po e trajton popullin ukrainas”.