Johnson insiston se nuk do të japë dorëheqje

Për të satën herë, kryeministri britanik, Boris Johnson, e përsëriti nuk do të japë dorëheqje nga posti, ndonëse presioni ndaj tij është rritur, raportoi Reuters të mërkurën.

Pos kërkesës së ministrave, Johnsoni po përballet edhe me deputetë të krahut të tij, që me çdo kusht po kërkojnë largimin e tij nga kreu i partisë dhe nga ekzekutivi.

Brenda qeverisë britanike, për një kohë të shkurtër, kanë ndodhur mbi 30 dorëheqje, derisa Johnsonit iu kërkua që të bënte një “dalje dinjitoze” nëpërmjet votëbesimit.

Johnsoni është i fokusuar në punë të rëndësishme, tha një burim për agjencinë e lajmeve.

“Nuk do të tërhiqem, dhe gjëja e fundit që i duhet këtij vendi, sinqerisht, janë zgjedhjet”, deklaroi Johnson para një komisioni parlamentar më parë, duke shtuar se ka mandat nga zgjedhjet parlamentare të 2019-s kur fitoi një shumicë bindëse.

Kështu nuk mendojnë disa bashkëpartiakë. Në kushte anonimiteti, njëri deputet konservator tha se Johnsoni “është i mashtruar nëse ndien se mund të ngjitet përballë mbështetjes së rrënuar parlamentare”.