Jogë e shkëlqyeshme për shëndetin e mëlçisë: Rigjeneron organet dhe mbron energjinë e brendshme

Mëlçia është organ i fuqishëm, i cili i bën më shumë se 300 funksione në organizmin tonë, është filtër kryesor për nxjerrjen jashtë të baktereve dhe helmeve nga trupi dhe është organ i vetëm i cili mund të rigjenerohet

Krahas ushqimit të balancuar, shmangies së alkoolit dhe kujdesit të përditshëm për shëndetin, joga mund të ndihmojë të forconi mëlçinë tuaj dhe ta mbani këtë organ në balancë.

Joga është teknikë e cila vërtet ndihmon ta realizoni balancën energjike në trup, ndërsa asanat/pozitat e caktuara mund të bëjnë që ta vendosni balancën e përsosur të meridianëve të mëlçisë.

Meridiani i balancuar i mëlçisë është i rëndësishëm për shumë arsye: ndikon në marrjen e vendimeve, kontrollon zemërimin dhe hidhërimin, nuk lejon që frustrimi i përditshëm të prishë harmoninë në organizëm, pengon fryrjen dhe problemet digjestive.

Ushtrimet të cilat balancojnë meridianin e mëlçisë mund të ndihmojnë edhe të humbni kilogramët e tepërt, detoksikon organizmin dhe ndikon mirë në pasqyrën e gjakut.

Ju propozojmë disa asana të cilat kanë efekt pozitiv në meridianin e mëlçisë, mbron shëndetin e këtij organi dhe posaçërisht ndihmon kur nuk jeni në humor të mirë dhe nuk keni vullnet.

Merrni frymë me kujdes dhe thellë – në video-xhirim mund ta gjeni udhëzimin për ekzekutimin e asanave shëruese.