Kandidati për president

Joe Biden nxjerr Corvettën e tij të vitit 1967: Ma bleu babai, e dua shpejtësinë

Rreth katër vite më parë, Joe Bidenit i ishte dashur të marrë leje speciale nga shërbimi sekret për të vozitur veturë.

Biden që në vitin 2016 ishte nënpresident i SHBA’ve ndërsa Barack Obamë President, ishte paraqitur në emisionin Jay Leno’s Garage, ku kishte rrëfyer për Corvettën e tij, që babai ia kishte bërë dhuratë për martesë.

Corvetta e Biden nuk kishte qenë në gjendje të mirë derisa djemtë e tij nuk kishin vendosur t’ia riparonin për t’ia bërë dhuratë për Krishtlindje.

Shoumeni i njohur Leno, në emisionin e tij, ka dhuruar skena plot humor me mysafirin e tij duke e shpotitur edhe për kohën kur ka qenë i ri dhe për raportet me femra derisa për adrenalinën është kujdesur “shoferi i tij personal” Joe Biden. Ish nënpresidenti 77 vjeçar, që tani është në garë për President të SHBA’ve, më 3 nëntor do ta ketë përballjen me Trump, kur edhe do të dihet kush do të jetë njeriu i parë i superfuqisë botërore.

Shpërndaje