Kandidati demokrat për president të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka fituar zyrtarisht në shtetin e Arizonës, e cila ka 11 vota të Kolegjit Zgjedhor, njoftoi agjencia Associated Press.
Kjo fitore në Arizona, i mundëson Bidenit që t’i fitojë zgjedhjet edhe nëse humb në Pensilvani dhe nëse fiton në Michigan dhe Wisconsin, shkruan The Guardian, transmeton ballkani.info
Fitorja e Bidenit në Arizona në mënyrë thelbësore e kufizon rrugën e Trumpit drejt fitores dhe duket se presidenti i tanishëm është plotësisht i vetëdijshëm për këtë.







