Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është filmuar gjatë fundjavës teksa po bënte shëtitje me gruan e tij, Jill, pranë shtëpisë së tyre në Delaware.

Me atë rast, shumë njerëz vunë re se si presidenti amerikan në largim po luftonte për të ecur. Përshtypja është se në një moment Biden pothuajse u rrëzua dhe ra në terrenin pa dyshim të vështirë. Në të njëjtën kohë, nuk vërehet se gruaja e tij kishte probleme të mëdha, transmeton Ballkani.info.

Në një moment, Jill u filmua duke e mbajtur në krahë që të mos rrëzohej, por kjo nuk e shpëtoi atë nga komentet e egra në rrjetet sociale.

“Ajo mund t’ia kishte kapur krahun për siguri. Është kaq patetike, Jillit nuk i intereson aspak që ai do të bjerë në çdo moment”, ishin disa nga komentet.

Për shumë, ky ishte vetëm një konfirmim më shumë se shëndeti i Bidenit është dobësuar kohët e fundit. Në fund, kjo ishte një nga arsyet pse ai hoqi dorë nga kandidatura për një mandat të ri në Shtëpinë e Bardhë. /Ballkani.info/

Joe Biden’s latest opponent: Sand

pic.twitter.com/yFmUwmmJPU

— Benny Johnson (@bennyjohnson) November 10, 2024