Jo vetëm tenderin 44 milionësh, Liburn Aliu sot anuloi edhe një tender tjetër

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI), sot ka anuluar tenderin me vlerë 44 milionë euro, për mirëmbajtjen verore dhe dimërore të rrugëve nacionale dhe rajonale të Kosovës për vitet 2021, 2022, 2023 dhe 2024 si dhe  privatizimin e shërbimit të Patentë Shoferëve.

Për këtë ka folur edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

Në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se të dyja këto vendime janë marrë duke pasur parasysh interesin publik dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj qytetarëve.

“Po ashtu, së shpejti do ta riaktivizojmë E-testimin për ta rregulluar mbarëvajtjen e testimit për patentë shoferë, duke shmangur kështu keqpërdorimin”, ka shkruar Aliu.