Jo vetëm Kosovës, edhe Brazilit iu dha fund seria prej 17 ndeshjeve pa humbje (Video)

Luis Abram ishte heroi i Perusë në ndeshjen hakmarrëse kundër Brazilit, të cilën Peruja e fitoi me rezultat 1-0, pas disfatës që pësoi në finalen e Kupës së Amerikës.

Kombëtarja e Brazilit e fitoi titullin e nëntë të Kupës së Amerikës, duke e mposhtur me rezultat 3-1 Perunë në finalen që u zhvillua pikërisht në Brazil, gjatë muajit korrik.

Por, goli i mbrojtësit Abram me kokë, në minutën e 85-të të ndeshjes, bëri që Peru ta mposhtë Brazilin në Los Angeles, të martën, përderisa ia shkaktoi Brazilit disfatën e parë që prej Kupës së Botës 2018.

Neymari e nisi ndeshjen në stol, përderisa Tite i bëri katër ndryshime në formacionin e tij të parë gna ai që kishte luajtur në barazimin 2-2 kundër Kolumbisë. David Neres, Eder Miliato dhe Allan luajtën në vend të Dani Alves, Thiago Silvas dhe Arthur.

Pikërisht kur ndeshja dukej se do të përfundonte baras, një harkim i mirë nga Yoshimar Yotun, nga një goditje e lirë, e gjeti në një pozitë të mirë Abramin, i cili e mposhti portierin Ederson dhe e shënoi golin e vetëm të ndeshjes.

Që kur kishin humbur kundër Belgjikës në çerekfinale të Kupës së Botës vitin e kaluar, Brazili kishte shkuar 17 ndeshje radhazi pa disfatë. Megjithatë, ecuria e tyre mbresëlënëse mori fund kundër Perusë.

Por, Brazili do të kthehet sërish në fushën e blertë në tetor për një ndeshje miqësore kundër Tajlandës në Singapor dhe një tjetër ndeshje që nuk është caktuar ende. Ndërkohë, Peru do të përballet me Uruguain

https://www.youtube.com/watch?v=S3QsL1kjFo4

loading…