Jo vetëm i Shqipërisë, sot vendoset dhe për fatin e Ukrainës

Udhëheqësit evropianë do të vendosin sot nëse do t’i japin Ukrainës statusin e vendit kandidat, pas një rekomandimi pozitiv nga Komisioni Evropian të premten e kalua, sipas The Guardian.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për çështjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Të mërkurën presidenti i Ukrainës foli me 11 liderë evropianë, tha ai, në një përpjekje për të rritur shanset që Parlamenti Evropian të miratojë ofertën e Kievit për kandidaturën në BE.

Zelensky e përshkroi si një “maratonë” të ditës së dytë të bisedimeve, duke renditur diskutimet e tij me kryeministrat e Bullgarisë, Letonisë, Greqisë, Suedisë, Estonisë, Republikës Çeke, Belgjikës dhe Sllovenisë, si dhe me presidentët e Moldavisë, Lituanisë dhe kancelaren e Austrisë.

“Nesër do të vazhdoj këtë maratonë, ne duhet t’i ofrojmë mbështetje maksimale shtetit tonë”, tha Zelensky.

“Ne presim një vendim kyç evropian nesër mbrëma,” shtoi ai.