Jo veç bashkëpunimi, ja çka po i lidh Duan, Ritën dhe Beben

Ato janë shqiptaret më të famshme në botë.

Ka qenë Bebe Rexha ajo e cila ka kërkuar një bashkëpunim mes saj, Duas, Ritës dhe Ava Max.

Por, përpos kësaj këngë, nëse realizohet, kohëve të fundit këto këngëtare po i bashkon edhe një gjë tjetër.

Fjala është për dashurinë që kanë për ngjyrën rozë.

Që të tri këngëtaret ditëve të fundit po vishen me këtë ngjyrë dhe që të tria po duken për mrekulli.