“Jo dorëheqje, jo shkarkime – pa u ngi mirë jo kurrë”, Muhamet Mavraj godet Albin Kurtin

Udhëheqësi i protestave të vitit 97, Muhamet Mavraj, ka goditur Albin Kurtin në një shkrim ne Facebook. Drejtuesi i “Epokës se Re”, thotë se drejtuesit aktual po na kthejnë të gjithë kundër, kurse Serbinë po e vënë në një pozitë të favorshme ndërkombëtare. Mavraj, kishte qenë mbështetësi i vetëm i Vetëvendosjes në spektrin medial nga viti 2005 deri vone; atëherë kur kundër Kurtit ishin disa prej zëdhënësve të tij aktual.

Kryeredaktori i “Epokës së Re”, Muhamet Mavraj, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend ku Qeveria e Kosovës në vazhdimësi është duke refuzuar kërkesën amerikane për shtyrjen e afatit për targat.

Mavraj ka thënë se formula gjithmonë ka qenë shumë e thjeshtë, nëse nuk rreshtohesh me SHBA-në atëherë je i dështuar.

Ai thotë se qëndrimi i Qeverisë Kurti të cilin e quan edhe “strategji e komplikimeve dhe zvarritjeve destruktive” e ka vendosur Serbinë në një pozicion të fuqishëm ndërkombëtar. Mavraj thotë se një gjë e tillë po ndodh në periudhën më të errët të prestigjit të Serbisë që na lufta e fundit.

Gazetari kosovar thotë se Qeveria aktuale po ia kthen kundër Kosovës të gjithë miqtë, derisa situata edhe brenda s’është aspak e mire.

Ai thotë se s’ka dorëheqje dhe shkarkime “pa u ngi mirë”

Reagimi i plotë:

 Pershendetje miq,

Nuk kam dicka te re per t’u thene, kemi fole moti per indiferencen humane ne krye te shtetit dhe institucioneve te ndertuara me cmim te larte.

Asgje e re ne frontin e Stanit. Ata e duan veten dhe ato qe i kane zoteruar deri tani, jo vatanin.

Gjerat ngelin gjithmone te thjeshta per Kosoven: ose krah me ShBA-te ose te deshtuar. Strategjia e komplikimeve dhe zvarritjeve destruktive, e ka bere top Serbine, e ka faktorizuar mu ne periudhen me te erret te prestigjit te saj nderkombetar qe nga paslufta.

Kosova eshte problem jo vetem ndefqinjesor, jo vetem ballkanik dhe jo vetem evropian. Eshte edhe amerikan. Eshte rrotulluar bota per Kosoven ne vitin 1999. Rilindja dhe njohja e saj nderkombetare u be me miqte amerikane e britanike, ne plan te pare. Sa per Evropen atehere do te zhdukeshim. Edhe sot, madje! Stani me narcisoidet qe rrine para pasqyrave duke u kenaqur me retoriken e te prapmeve ku jane perbashkuar, te gjithe po na i kthen kunder. Brenda katastrofe, jashte katastrofe. Hajt zeko hajt, mire e keni ju!

Jo doreheqje, jo shkarkime, pa u ngi mire jo kurre!