JLo po mendoj ta blejë ekipin e bejsbollit

Besjbollisti i pensionuar në Major, Alex Rodriguez dhe e fejuara e tij, këngëtarja Jennifer Lopez, thuhet se janë duke kërkuar blerjen e New York Mets.

Siç është raportuar për herë të parë nga Variety, A-Rod dhe J-Lo janë duke punuar me bashkë drejtuesin e bankës investime, Eric Mendell për finalizimin e kësaj marrëveshjeje, sipas dy burimeve anonime të njohura me këtë çështje, shkruan Daily Mail.

Alex Rodriguez, 44 vjeç, i cili u rrit si një tifoz i Mets para se të fitonte një seri trofesh me Yankees, u tha se ishte tejet entuziast për këtë ide.

Në marrëveshjen e propozuar me Cohen, Mets u vlerësuan në 2.6 miliardë dollarë. Vlera neto e kombinuar e Rodriguez dhe Lopez kap vlerën e 700 milionë dollarëve.

Mbetet të shihet se nëse marrëveshja do arrihet.