JLO nuk di të plaket

Edhe pse ka një vit që i ka kaluar gjysmëshekulli jetë, Jennifer Lopez, jo vetëm që duket si shumë vite më e re, por edhe ndihet e tillë. JLO ka realizuar një set fotografik për “Wall Street Journal”, ku edhe ka folur për gjithçka.

“Ndihem shumë e re dhe shumë e fuqishme dhe dua t’u tregoj grave që të jenë të fuqishme. Dua të hipi në majë të ‘Empire State Building’ dhe si King Kong t’i bie gjoksit tim e të bërtas ‘Jam këtu’”.

Për sa i përket periudhës së karantinës për shkak të pandemisë së koronavirusit, JLO është shprehur se është përpjekur ta kthejë edhe këtë situatë në pozitivitet, duke e shfrytëzuar për të kaluar sa më shumë kohë me fëmijët.