Kryesuesi i shkarkuar i Kuvendit Komunal të Mitrovicës, Jeton Ujkani, ka thënë se ai u shkarkua me propozimin e kryetarit të Komunës, Agim Bahtirit, për shkak se i është frikësuar rritjes së partisë AAK në këtë komunë.
Ujkani ka thënë se nuk ka qenë i ftuar në seancën urgjente që e ka thirrur kryetari Bahtiri, kur është bërë shkarkimi.
“Shkarkimin tim e kanë iniciuar AKR-ja dhe LVV-ja, të cilave u është bashkëngjitur edhe LDK-ja.
Sigurisht se këto parti kanë bërë një koalicion paraprak”.
“Seanca e rregullt ka përfunduar me tensione. Pas përfundimit të seancës, unë e kam lëshuar sallën. Ndërsa ata kanë thirr një seancë urgjente”.
“Ata nuk më kanë dërguar mua ndonjë ftesë për pjesëmarrje. Në këtë seancë urgjente nuk kanë marrë pjesë 11 asamblistë të PDK-së si dhe katër të AAK-së”.
“Arsyeja qëndron te koalicioni midis VV-së dhe AKR-së, për shkak se e kanë parë me frikë rritjen e AAK-së në Mitrovicë. Prandaj e kanë parë si të arsyeshme largimin tim si kryesues Kuvendit Komunal të Mitrovicës”.
“Unë kam pasur bashkëpunim korrekt me të gjithë asamblistët e kësaj komune për një vit e sa që kam qenë në krye të kësaj detyre. Tash presim ndonjë vendim të MAPL-së për shkarkimin tim”.
Për t’u informuar më shumë lidhur me shkarkimin e kryesuesit Ujkani, klikoni në linkun e mëposhtëm.







