Jetlir Zyberaj: Këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën

Jetlir Zyberaj, kandidat i AKR-së për deputet, ka qëndruar sot në Podujevë ku ka takuar Ekrem Hysenin, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përkujtuar heroizmin dhe luftën e për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se për sa kohë që ekziston tradita e lirisë në Llap dhe fryma e UÇK-së, këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën.

Postimi i tij:

Në Podujevën e Zahir Pajazitit, me Dr. Ekrem Hysenin, luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për të përkujtuar heroizmin dhe luftën e për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Ka një arsye të qartë pse kufiri me Serbinë u ndal në Merdare, sepse për sa kohë që ekziston tradita e lirisë në Llap dhe fryma e UÇK-së, këmbët serbe nuk do të shkelin përsëri Kosovën.

Llapi i Zahir Pajazitit, Hakifit, Ali Ajetit dhe burrave e grave mendjendritura, janë garanca jonë për këtë.