Jetlir Zybraj nga AKR ka vlerësuar se liberalizimi i vizave për kosovarët do të duhej të kishte ndodhur në momentin kur Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e parashtruar nga BE-ja për këtë proces.
Lidhur me këtë ai pati kritika drejtuar Bashkimit Evropian.
“Pa dashur t’i ndajë pozitë dhe opozitë, në mandatet 2014- 2017, të dyja palët kane përgjegjësi në këtë proces për shkak të problemit të mospërmbylljes të të gjitha kritereve të parashtruara nga BE-ja”.
“Procesi është zvarrit deri në vitin 2018 kur u përmbushen të gjitha kriteret. Pas miratimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Evropa absolutisht u ka hyrë në hak jo vetëm qytetarëve por edhe institucioneve tona”.
Zyberaj në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës tha se pas përmbushjes së kritereve u është thënë se mungon uniteti i brendshëm në BE dhe se në këtë fazë vendimmarrja është e vështirë.
Ai gjithashtu veçoi një nga kriteret e parashtruara për Kosovën.
“Lufta kundër korrupsionit është kriteri që varion dhe nuk është kriter që është paraqite njëherë dhe nuk mund të kthehet mbrapa”.







