“Jetimat e Ballkanit” investojnë 2.3 milionë euro në Suharekë

Shoqata bamirëse “Jetimat e Ballkanit” investon 2.3 milionë euro në Suharekë.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj pas takimit me humanistin Halil Kastrati, udhëheqës i Shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.

“Ëndrra po bëhet realitet! Me humanistin Halil Kastrati sot nënshkruam kontratën për dhënie në shfrytëzim të hapësirës publike, ku do të investohen mjete prej 2,3 milionë euro.
Sipas kësaj kontrate do të ndërtohet objekti me sipërfaqe prej 12,435 metra katror me destinim të caktuar: “Ofrimin e shërbimeve për persona pa përkujdesje familjare” -Shtëpia e të moshuarve.
Më 31.05.2019 do të bëhet zyrtarisht ceremonia e fillimit të punimeve, ku të ftuar do të jenë nga institucionet qendrore e lokale dhe musafirë të tjerë”, ka shkruar Muharremaj. /Ballkani.info/