Jetesa thjeshtë e të rinjëve që nuk e kanë luksin e fëmijëve të pasur të Instagramit

Veshja e rrobave të shtrenjta dhe pushimi nëpër jahte luksoze, janë disa prej imazheve që i shohim në llogaritë e ndryshme, të fëmijëve të pasur në Instagram, të cilët shumë i xhelozojnë për të mirat materiale.

Në anën tjetër, janë hapur llogari në rrjetet sociale, nën thurrjen #NotARichKidOfAInstagram dhe #BudgetLife, që tregojnë jetesën e thjeshtë e të rinjëve që jetojnë me të ardhura normale.

Megjithatë, ata e kanë shfrytëzuar anën komike, që t’i imitojn të pasurit, së paku duke vënë mbishkrimin e emrave të shtëpive të mëdha të modës, apo qëndrimin pranë veturave të shtrenjta.

Që nga veturat e lira, imitimi i pajisjeve të shtrenjta teknologjike, apo adoptimi i asaj që duket si kinema në shtëpi, janë disa prej këtyre imazheve më qesharake.