Jeta Xharra e merr gjatë në pyetje Thaçin në konferencë, ai ia kthen kështu

Hashim Thaçi ka dalë sot në konferencë për media, pasi që raportimi  në parlament iu pamundësua.

Thaçi tregoi se çfarë u fol në një sërë takimesh që pati në ShBA, e më pas iu erdhi radha e pyetjeve të gazetarëve, raporton Ballkani.info.

Por kur erdhi radha e njerës, asaj që njihet si intervistuesja më e vështirë, pra Jeta Xharrës, ajo e ‘mbyti’ me pyetje presidentin, deri në momentin kur Thaçi kërkojë që dikush tjetër duhet ta ketë radhën.

‘Më thirr në intervistë, dhe falemnderit për pyetjet e ngjeshura’ ishte reagimi i Thaçit./Ballkani.info/