Gazetari i njohur, Lirim Mehemtaj, ka vazhduar publikimin e fotove të kandidatëve të VV që ju kanë shërbyer partive tjera.
Sipas Mehemtaj këro veprime rë tyre quhen servilitet, pasi kanë zshfrytëzuar të gjitha pushtetet.
Sot ka publikuar foto të deputetes, Jeta Statovci e cila shihet në shoqërim të disa figurave nga partitë tjera politike.
Postimi i plotë:
Ehhh, kështu e ka Jeta…
Nëse mendoni se këta bredharakët e partive të tjera që kanë përfunduar në Vetëvendosje janë veç të gjeneratës së vjetër e keni gabim.
Serviliteti është sëmundje që të kap qysh në rini, ja për shembull si këtë zonjën Jeta Statovci.
Një herë pranë e pranë Isa Mustafës, si asistente te Imet Rrahmanit.
Në kërkim të “kontributit për Kosovën”, ndërrohet ministri, ndërron edhe e nderuara Statovci.
Përbirohet në kabinet te Uran Ismailit.
Tjetër njeri e tjetër parti, po kështu e ka Jeta.
Si përfundim, prapë ndërron pushteti, ndërron edhe zonja.
Tash e kemi të flaktë në Vetëvendosje.
Do të mund të thosha se i ka mbetur edhe Lista Serbe, por kur kemi parasysh bashkëpunimin e thellë VV-Lista Serbe, atëherë në njëfarë forme e ka të provuar përmes Vetëvendosjes edhe këtë parti.
Urime e nderuar, vetëm përpara, kapi 500k.







