Jeta luksoze e “Fazza” – si i shpenzon ‘paratë me thasë’ Princi i Dubait VIDEO

Princi i Kurorës i Dubait, “Hamdan” ka aq shumë para sa që do të duhej kohë e gjatë për t’i numëruar paratë e tij.

Familja mbretërore e Dubait është e njohur për pasurinë e tyre dhe në një video të publikuar flitet për një nga anëtarët e familjes.

Emri i plotë të Princit të Dubait është Sheikh Hamdan bin Mohammed bin Rashid Al Maktoum por ai është i njohur si “Fazza” nga emri i tij i përdorur në Instagram.

Bëhet fjalë për djalin e dytë të Sheik Mohamed bin Rashid Al Maktoum, nënkryetar dhe kryeministër i Emirateve të Bashkuara Arabe, dhe Emir (sundimtar) i Dubait.

Në listën e Forbes, ai është nga “më të rinjtë e pasur”, pasi pasuria e babait të tij llogaritet në rreth 18 miliardë dollarë.

Dhe sipas një përshkrimi të një videoje, ai këto i “para me thasë” nuk është se edhe “i kursen”.