Jessie J çmend rrjetin me një FOTO, ku tregon trupin e saj pa filtra

Këngëtarja Jessie J ka publikuar një foto në Instagram, e cila ka shkaktuar shumë zhurmë në rrjete sociale dhe në media. Këngëtarja shfaqet në det ku ka ekspozuar të pasmet e saj dhe krahas fotos ka shkruar:

“Mu desh kohë që t’i bëja flokët të dukeshin në këtë mënyrë dhe sa për ju që do të komentoni se kam celulit dua t’iu them që e di sepse kam pasqyrë vet,”-përfundon Jessie J.

Ajo ka marrë mjaft komente nga ndjekësit për këtë foto. Nuk është hera e parë që Jessie J përmes fotove personale bën thirrje për dashurinë dhe respektin për veten. Prej pak kohësh ajo ka bërë publike lidhjen e saj me aktorin Channing Tatum.