Jessica Alba me pushime në rivierën kroate, mahnitet me bukuritë e Dubrovnikut

Kroacia po bëhet gjithnjë e më tepër destinacion për pushimet verore të yjeve botërore.

Dubrovniku, qyteti turistik dhe piktoresk kroat, kohët e fundit po vizitohet me të madhe nga këngëtar e aktorë hollivudian.

Një prej tyre është edhe Jessica Alba, ka vizituar këtë vend në kudër të konferencës “New Europe Market”, ku ka sjell disa imazhe në llogarinë personale në Instagram.

“Ky vend është i mahnitshëm: drita, ushqimi dhe Adriatiku – është i mahnitshëm!”, shkroi aktorja në rrjetet sociale, ku solli imazhe nga darka.

Dubrovniku e vizitoi edhe kolegu dhe aktorja, Gabrielle Union, e cila gjithashtu vlerësoi bukuritë e Kroacisë.

Ndryshe, Alba është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë ditëve të ardhshme në ekranet e mëdha të kinemave.