Vuk Jeremiq

Jeremiq: Serbia nuk do të pranohej në BE edhe sikur ta njihte Kosovën

Sipas kryetarit të Partisë Popullore Serbe, ish-kryediplomatit serb Vuk Jeremiq, ekziston një ofertë nga Bashkimit Europian që kërkon nga Serbia njohjen reale të Kosovës si shtet në këmbim të anëtarësimit.

“Serbia nuk do të pranohej në BE edhe sikur ta njihte Kosovën dhe prandaj duhet të refuzojë planin franko-gjerman për pavarësinë e Kosovës dhe të ripërcaktojë marrëdhëniet e saj me BE-në në mënyrë që të përpiqet për anëtarësimin në Zonën Ekonomike Europiane, i cili është i arritshëm dhe nuk kërkon njohjen e ‘Kosovës’”, tha Jeremiq për televizionin serb, Blic.

Jeremiq tha se partia e tij është e vetmja që refuzon e planin franko-gjerman.