Shefi ekzekutiv i TikTok Kevin Mayer dha dorëheqjen pas dy muajsh në krye të detyrës ndërsa kompania përballet me një dëbim nga Shtetet e Bashkuara.

Firma Kineze akuzohet si një kërcënim për sigurinë kombëtare Amerikane nga Administrata Trump.

Mr Mayer ju bashkua TikTok në Qershor duke lënë rolin e tij në Disney. TikTok ka afat 9 ditë për tu shitur tek një firmë Amerikane ose të dëbohet.

Jo vetëm TikTok por edhe aplikacioni Kinez i komunikimit WeChat rrezikon të dëbohet ndërsa tensionet mes SHBA dhe Kinës po rriten.

Kevin Mayer tu soll në TikTok për ti dhënë aplikacionit Kinez një imazh Amerikan. Ideja ishte që një ekzekutiv Amerikan të mund të negocionte një qëndrim më të mirë të administratës Trump sesa një ekzekutiv Kinez.

Trump e konsideron TikTok rrezik sepse është në pronësi të një kompanie Kineze. Zyrtarët Amerikanë shqetësohen se firma Amerikane mund tja kalojë të dhënat e përdoruesve Amerikanë qeverisë Kineze, një gjë që ByteDance e ka refuzuar.