Jep dorëheqje Mattis, njëriu që dha bekimin për Ushtrinë e Kosovës

Sekretari i Mbrojtjes, James Mattis ka dhënë dorëheqje nga administrata e Donald Trump.

Këtë vendim e ka zyrtarizuar vet presidenti Trump përmes një postimi në Twitter.

Ai kishte kundërshtuar vendimin e Trump për heqjen e trupave ushtarake nga Siria.

Ndryshe, duhet cekur se sekretari amerikan, kishte dhënë bekimin e Amerikës për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

Mattis, në shkurt të vitit të ardhshëm do të pensionionet nga të gjitha detyrat.