Jep dorëheqje kryeministri i emëruar i Libanit

Kryeministri i emëruar i Libanit, Mustapha Adib, ka dhënë sot dorëheqje. Ky vendim erdhi si shkak i një ngërçi politik për formimin e Qeverisë.

Njoftimi dhe vendimi i Adib erdhi afro një muaj pasi u emërua në krye të detyrës dhe pas një takimi me presidentin libanez, Michel Aoun.

Udhëheqësi francez, Emanuel Macron, u ka bërë presion zyrtarëve libanezë që të formojnë një kabinet të përbërë nga specialistë për të punuar në miratimin e reformave urgjente, për të nxjerrë Libanin nga kriza ekonomike dhe financiare si dhe nga shpërthimi i 4 gushtit në Bejrut, shkruan France24.

Përpjekjet e Mustapha Adib të mbështetura nga Franca, kanë hasur në pengesa të shumta, pasi grupet kryesore Shiite të vendit, Hezbollah dhe Amal, kanë këmbëngulur në mbajtjen e Ministrisë kryesore të Financave.

Këmbëngulja e të dy grupeve ishte gjithashtu për të emëruar ministrat e tyre shiitë në kabinetin e ri si dhe kundërshtuan ashpër formimin e qeverisë, pa u këshilluar me ta.

Pas një takimi të shkurtër me Aoun gjatë ditës së sotme, Adib deklaroi se po tërhiqet me arsye që kabineti që ai do ta formonte, “ishte i detyruar të dështonte” dhe ishte i etur për të mbrojtur unitetin kombëtar.

Shteti i Libanit, duke qenë një ish-protektorat francez, është zhytur në krizën më të keqe ekonomike dhe financiare në mbarë historinë e tij. Kriza është thelluar e përkeqësuar nga shpërthimi i Bejrutit më 4 gusht, duke shkaktuar mijëra tonë nitrate të amonit. Shpërthimi kishte vrarë afro 200 njerëz, të plagosur me mijëra dhe me miliarda dollarë të humbura.