Vehbi Miftari, këshilltari politik i presidentes Vjosa Osmani, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë pasi që nga 1 shkurti do të udhëheq misionin e Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan.
Miftari ka njoftuar kështu përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
“E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Sot, pas tri vjetësh angazhimi si këshilltar politik i Presidentes Vjosa Osmani, e përmbylla angzhimin tim në Zyrën e Presidentes së Kosovës. Ka qenë përvojë fort e vyer në shërbim të Republikës.
E falënderova Presidenten për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe besimin e saj dhe të institucioneve të vendit që nga 1 shkurti të udhëheq misionin e sapothemeluar të Kosovës në Selinë e Shenjtë/Vatikan.
Na priftë e mbara!
VIDEO BONUS: Komandanti i UÇK-së, Talat Xhaferi do të jetë kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut







