Jep dorëheqje drejtori i Odës së Avokatëve të Kosovës

Drejtori i Odës së Avokatëve të Kosovës, Besim Curri ka dhënë dorëheqje nga pozita që e mbante deri sot. Lajmi është dhënë nga ky institucion.

“Sot në mëngjes Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, z. Behar Ejupi me tu paraqitur në zyrat e OAK-së, ka ftuar në takim Drejtorin Ekzekutiv, nga i cili ka kuptuar se i njëjti ka ofruar dorëheqjen e tij.Oda e Avokatëve të Kosovës, siguron të gjithë anëtarësinë e saj dhe opinionin e gjerë se do të jetë në shërbim të të gjithëve pa dallim, gjithmonë duke respektuar ligjet në fuqi, dhe do të mbështes profesionit e avokatit në kuadër të misionit të saj, kushtetues dhe ligjor” thuhet në njoftimin e Odës së Avokatëve të Kosovës.

Shkak për dorëheqje është bërë një emision investigativ i Betimit për Drejtësi.

Në emision vërtetohet se Besim Curri nga pozita e drejtorit të Odës së Avokatëve jep ndihmë juridike pa licencën e avokatit.