Drejtori i Arsimit në Komunën e Vushtrrisë Dardan Abazi ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.
Abazi pērmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar edhe arsyjet e dorëheqjes nga pozita e drejtorit.
“Dua të konfirmoj dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të DKA-së. Për mua, kjo është përmbyllje e një angazhimi të sinqertë për qytetin tim dhe për Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij. Siç i kam shpjeguar në letrën time të kërkesës për lirim nga detyra, arsyet e mia lidhen vetëm me karrierën time në fushën e energjisë dhe projekteve të reja të cilat për arsye personale dhe familjare nuk kisha mundësi t’i humbas”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë,
Dua të konfirmoj dorëheqjen time nga pozita e Drejtorit të DKA-së. Për mua, kjo është përmbyllje e një angazhimi të sinqertë për qytetin tim dhe për Kryetarin Ferit Idrizi dhe ekipin e tij. Siç i kam shpjeguar në letrën time të kërkesës për lirim nga detyra, arsyet e mia lidhen vetëm me karrierën time në fushën e energjisë dhe projekteve të reja të cilat për arsye personale dhe familjare nuk kisha mundësi t’i humbas.
Dua të shpreh falenderimin tim më të thellë për Kryetarin Ferit Idrizi për mbështetjen dhe vlerësimin e tij. Gjatë punës me të dhe për të, kam parë angazhimin e tij serioz dhe të sinqert për të prioritizuar arsimin dhe për t’a fuqizuar atë. Jam shumë i lumtur dhe krenar që kam qenë pjesë e realizimit të këtyre objektivave.
Falenderoj stafin e DKA-së, drejtorët e shkollave, mësimdhënësit dhe kolegët e kabinetit për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën për sukseset dhe rezultatet që i patëm. Përherë i qytetit të zemrës, përherë përkrahës i Kryetarit Ferit Idrizi.







