Jep dorëheqje drejtoresha e Klinikës Infektive Lindita Ajazi-Berisha

Drejtoresha e Klinikës Infektive Dr. Lindita Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Gazeta Shneta ka marr vesh nga burime brenda QKUK-së se Ajazi-Berisha ka dhënë dorëheqje gjatë ditës së djeshme.

Burimet bëjnë të ditur se dorëheqja e saj ka ndodhur për shkaqe personale.

Gazeta ka tentuar të marr një përgjigje nga drejtoria e SHSKUK-së, por kanë deklaruar se deri më tani nuk ka asgjë zyrtare për dorëheqjen e saj.

Dr. Lindita Ajazi-Berisha ishte emëruar në këtë pozitë në vitin 2019 si ushtruese e detyrës, pas pensionimit të ish-drejtorit Hamdi Ramadani. Ajo ka udhëhequr Klinikën Infektive prej fillimit të pandemisë Covid-19.

Klinika Infektive gjatë pandemisë ka qenë fronti kryesor për trajtimin e pacientëve të sëmurë me Covid.