FOTO

Jennifer Lopez sërish joshëse me të brendshme të zeza

Jennifer Lopez ka shfaqur figurën e saj tepër të tonifikuar gjatë gjithë javës, fillimisht me të brendshme ngjyrë bezhë, më pas me një set jeshil smeraldi.

Dhe të premten, aktorja 54-vjeçare e “Maid In Manhattan” shfaqi përsëri linjat e saj “vrasëse”, këtë herë me të brendshme të zeza prej dantelle.

Aktorja e “Mother” po promovonte bashkëpunimin e saj me markën italiane të të brendshmeve “Intimissimi” që lidhet me albumin e saj të ri “This Is Me… Now”, shkruan DailyMail.

Kjo vjen një ditë pasi nëna e binjakëve Emme dhe Max, 15-vjeçarë, të cilët i kishte me ish-bashkëshortin Marc Anthony, u pa në McDonald’s me burrin e saj, Ben Affleck.

Të dy kanë ndarë gjithashtu dashurinë e tyre për “Dunkin’ Donuts” këtë vit, teksa kanë punuar së bashku në një reklamë për markën me bazë në Massachusetts.

Ajo duket se është në formën më të mirë të jetës së saj pasi ka mbushur 54 vjet, edhe nëse konsumon ushqime të padëshiruara herë pas here.

Koleksioni është frymëzuar drejtpërdrejt nga albumi i ardhshëm i Jennifer Lopez, “This is me…Now”, i cili thellohet në rrugëtimin e saj thellësisht transformues të zhvillimit personal.

“Emri i koleksionit dhe asortimenti i produkteve përmbledh thelbin e evolucionit të saj, reflektimit të vetvetes dhe përqafimit të vetes së saj të vërtetë.”