Jennifer Lopez: E dua edhe një tjetër fëmijë

Jennifer Lopez ka zbuluar se e dëshiron edhe një tjetër fëmijë.

Këngëtarja e njohur, Jennifer Lopez, gjatë një interviste të fundit për revistën “People” ka zbuluar se e do një fëmijë me të fejuarin Alex Rodriguez.

“E dua! Nuk e di nëse Zoti e ka këtë në mendje, por do të doja të provoja. Unë jam e hapur për këtë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Jennifer Lopez tashmë ka binjakët Emma dhe Max të cilëve duket se shumë shpejtë do t’ua bëjë edhe një motër apo vëlla.