Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen në Las Vegas

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar, tre muaj pasi u fejuan për herë të dytë dhe 20 vite pasi aktori i kishte propozuar për herë të parë.

TMZ ka raportuar se çifti i njohur si ‘Bennifer’ kanë marrë një licencë martese në qarkun Clark të Nevadës.

Licenca është marrë të shtunën dhe është në emrat e tyre ligjorë, Benjamin Geza Affleck dhe Jennifer Lynn Lopez.

Lajmin e ka konfirmuar një burim pranë çiftit, të cilët kanë qenë në lidhje edhe në gjatë viteve 2002-2004.Kjo është martesa e dytë për Affleck, i cili ka tre fëmijë nga lidhja me aktoren Jennifer Garner, me të cilën u shkurorëzua në vitin 2018.

J.Lo ka pas vetes tri martesa: me kamerierin kubanez Ojani Noa (shkurt 1997-janar 1998), valltarin Cris Judd (shtator 2001-qershor 2002) dhe këngëtarin Marc Anthony, me të cilin u nda në vitin 2011 pas shtatë vitesh martsë dhe ka fëmijë binjakë.

Jennifer dhe Ben rinisën lidhjen në shkurt të vitit 2021, pasi aktorja dhe këngëtarja i dha fund lidhjes katërvjeçare me ish-të fejuarin Alex Rodriguez. Ndërsa aktori e kishte ndërprerë lidhjen njëvjeçare me aktoren Ana de Armas.