Çifti

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez konfirmojnë ndarjen: Jemi më mirë si miq

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez kanë folur rreth thashethemeve për ndarjen e tyre.

Ata treguan se i kanë dhënë fund fejesës, duke lenë të hapu raportin miqësor.

Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez në tapetin e kuq

Në një deklaratë ish çifti tha se ne e kemi kuptuar njëri tjetrin si miq.

“Ne e kemi kuptuar njëri tjetrin si miq dhe presim që të mbesim të tillë edhe pas ndarjes. Ne do të vazhdojmë të kemi mbështetje tek njëri tjetri, në punët dhe bizneset tona që kemi të përbashkëta”, thanë ata.

E gjithë kjo deklaratë erdhi pasi raportet e Jenniferit dhe Alex ishin përkeqësuar për shkak të punës dhe me pretendime se ai ka qenë duke i kushtuar më shumë kohë yllit Madison LeCroy.

Alex la të kuptohet se i kanë dhënë fund dashurisë kur të mërkurën publikoi një imazh me dy fëmijët e tij, ndërsa Jennifer nuk ishte askund prezente.

Pastaj në fundjavë këngëtarja kishte publikuar një ‘selfie’ në Instagram në të cilën u shfaq pa unazën e fejesës.