Jennifer Lopez do të aktrojë me Owen Wilson në filmin “Marry Me”, shkruan Vulture.

Dy aktorët janë shfaqur bashkë në filmin “Anaconda” kohë më parë, ndërsa tani ribashkohen sërish për projektin e ri filmik.

Sipas “Variety”, çifti do të aktrojnë bashkë në filmin e ardhshëm “Marry Me”, pas projektit “Hustlers” të JLo-së.

“E ngazëllyer për këtë!”, ka shkruar JLo, duke konfirmuar rolin në këtë film.