“Jeni të aftë në politikë si Luana Vjollca në muzikë”

Në protestat që filluan ditë më parë në Tiranë kundër Kryeministrit Edi Rama dhe tarifat që studentët duhet të paguajnë për të jetuar në kushte të mjerueshme, janë përfshirë student nga i gjithë vendi.

Studentët kanë përgatitur pankarta të ndryshme, duke përdorë edhe pjesë të këngëeve të Unikkatilit, shkruan Ballkani.info.

Por, në këto protesta u përmend edhe Luana Vjollca.

Kjo se, në një pankartë është vënë në dyshim talenti i saj në muzikë.

“Jeni të aftë në politikë si Luana Vjollca në muzikë” janë fjalët që ishin në duart e një studenteje, e që më pas u shpërndanë rrjetet sociale ./Ballkani.info/