Jeni kuriozë ta dini? Ky është bilanci i koronavirusit në të gjithë botën

Në të gjithë botën duket se ka një rënie të ndjeshme të të prekurve me koronavirus.

Por deri tani, ky virus u ka marrë jetën 325 mijë e 543 pacientëve në të gjithë rruzullin, ndërsa të prekur numërohen 5 milionë.

Shtetet e Bashkuara regjistrojnë bilancin më negativ të vdekjeve, me mbi 93 mijë, ndërsa vendi i origjinës, Kina, 4 mijë e 634 viktima.

Pas shfaqjes në Uuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën.

Deri më tani 1 milion e 979 e 490 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2 milionë e gjysmë raste aktive.