Jeni kurioz ta dini? Ky është bilanci i fundit i Covid-19 në botë

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka shkuar në mbi 5,5 milion, përkatësisht 5,502,515 sipas Worldometers.

Ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 346,761.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, me 99,300 viktima, ndërsa pas saj radhiten Britania e Madhe me 36,793, Italia me 32,785 viktima, Spanja me 28,752, dhe Franca me 28,367.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Pas shfaqjes në Wuhan të Kinës në dhjetor të vitit të kaluar, pandemia Covid-19 është përhapur në gjithë botën. Deri më tani 2,302,447 të infektuar e kanë mposhtur sëmundjen, kurse aktualisht ka mbi 2,8 milion raste aktive që presin të shërohen.