“Jemi Një” – Cakaj takohet me Hotin në Prishtinë, flasin për Luginën e Preshevës

“Një takim fort i vyer” e ka quajtur ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, takimin me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, shkruan ballkani.info

Ministri Cakaj tha se me Hotin biseduan për procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë.

Ai shtoi se do të punojnë për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Postimi i plotë nga Caka:

Një takim fort i vyer me kryeministrin e Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti !

Biseduam mbi rëndësinë e patjetërsueshme të qasjes së bashkërenduar, mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve të Luginës së Preshevës.

Shprehëm shqetësimin e thellë lidhur me procesin e fshirjes së qëllimshme të adresave të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Ne do të vazhdojmë të punojmë pakursyer për për rritjen e ndjeshmërisë ndërkombëtare për gjendjen e shqiptarëve në Luginë.

Ndamë të njëjtën pikëpamje se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohjen e Republikës së Kosovës nga Serbia.#JemiNjë