Jemi në fillimin e krizës së koronavirusit, ja paralajmërimi i Macronit

Presidenti francez, Emmanuel Macron paralajmëroi Francën se po përjetojnë vetëm fillimin e krizës së koronavirusit.

Komentet e tij vijnë katër ditë pasi deklaroi gjendjen e shtetrrethimit në vend.

Deri më tani Franca ka regjistruar 11 mijë raste me koronavirus dhe 372 të vdekur.

“Ne kemi marrë masa të jashtëzakonshme për të absorbuar valën e parë të kësaj krize, por sapo kemi nisur një garë kundër virusit,” tha Macron.

Ai u bëri thirrjeve bizneseve prodhuese të vazhdojnë punën.

“Ne kemi nevojë që vendi të vazhdojë të ecë,” tha ai.