Shefja e Grupit Parlament të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka kërkuar nga partia në pushtet që të ndalojë përpjekjen për të kapur Gjykatën Kushtetuese.
Ajo ka bërë me dije se disa nga kandidatët që nesër në Kuvend pritet të votohen për anëtar të Kushtetueses kanë lidhje me VV-në.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se nëse kapet Kushtetuesja, lëkundet vetë shteti.
“Kur në listë dalin kandidatë, familjarë me lidhje të afërta me propagandues politik, atëherë nuk kemi më proces të drejtë e të pastër. Kemi tentativë për kontroll e kapje institucionale, rrjedhimisht për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në vegël të pushtetit. Kushtetuesja është gardian i Kushtetutës. Jo mburojë për partinë në pushtet e as strehë për të afërmit e tyre. Por as edhe për shpërblim politik për ata që i shërbyen propagandës partiake! Prandaj dhe Kushtetuesja duhet të qëndroj mbi politikën dhe jo nën të.”, ka shkruar ajo.







