Jeff Bezos dhe e fejuara e tij Lauren Sanchez organizuan një festë spektakolare me shkumë pranë ishullit Cres, në jahtin luksoz Koru.
Festimi ishte një prelud i dasmës së tyre të ardhshme, e cila do të zhvillohet në Venecia, shkruan Ballkani.info.
Çifti ka qenë duke pushuar ditët e fundit në bregdetin kroat, duke shijuar detin dhe argëtimin e mirë me miqtë.

Dje jahti kishte një shenjë “Happy Birthday”, pasi ishte edhe ditëlindja e 19-të e djalit të Lauren, Evan. Festimi ishte i mbushur me një atmosferë gazmore me shkumë, kërcime nga jahti në det.
Pas pushimeve do të vijojë dasma dhe Lauren dhe Bezos do të thonë “Po” këtë javë në një ceremoni martesore në Venecia.

Çifti u fejua në vitin 2023 dhe dasma është planifikuar për këtë të premte. Në dasmë pritet të marrin pjesë shumë personazhe të njohur si Katy Perry, Oprah Winfrey, Mick Jagger dhe Ivanka Trump.

Jahti i Bezos Kora mund të mbrajë deri në 18 të ftuar dhe 40 vende janë parashikuar për ekuipazhin. Koru zë vendin e 32-të në listën e jahteve më të mëdhenj në botë dhe Bezos ndan rreth 25 milionë dollarë në vit për mirëmbajtjen e tij. /Ballkani.info/









