“Je një pjesë e shpirtit tim”, Luana humb personin e dashur

Luana u pikëllua kur mori lajmin se humbi një nga fansat e saj më të flaktë.

Moderatorja Luana Vjollca pranoi lajmin e trishtë për humbjen e një nga fansave më të mëdhenj të saj.

Ajo publikoi bisedën me të afërmit e fansit të ndjerë, duke thënë se do të mbetet gjithmonë një pjesë e shpirtit të saj.

“Luana nuk e di si te ju falenderoj faleminderit qe i that stafit qe te na ngushelloj, te jam shum mirenjohese Zoti te ruajt ty dhe familjen tende. Je gjithmon ne zemren time dhe ne zemren e vllait tim Ledi atje ku ai eshte dhe doja te thoja fjala e fundit qe ai me tha para se te nderronte jete ishte amanet
Luanen ta suportosh ne vendin tim”, i shkruajnë familjarët Luanës.

Ajo shprehet e trishtuar që nuk e ka takuar asnjëherë fansin.

“Një lajm kaq i keq. Ledi, s’të njoha kurrë por ti je një pjesë e shpirtit tim. Engjëlli im”, shkruan moderatorja.

“Zemren e kam cope nga momenti qe me thane… nuk kam fjale per te te ngushelluar ty e familjen por Zoti ju dhente force e jua sherofte zemrat. Une do kem nje engjell atje lart, me vjen kaq keq qe nuk munda ta takoj.. do kisha shume deshira t’ju takoja ju, kurdo dhe kudo jam ne dispozicion, ju lutem me
thoni. Perqafime te perzemerta”, ishte përgjigja e saj për të afërmit e Ledit të ndjerë. 

Image